James Blunt për BBC e “ndalova Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë/ Pastaj rusët na thanë: “Prisni, ne nuk kemi ushqim dhe ujë..."

Aktuale

James Blunt për BBC e “ndalova Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë/ Pastaj rusët na thanë: “Prisni, ne nuk kemi ushqim dhe ujë..."

Nga: BS Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 09:42
James Blunt, kur ishte udhëheqës ushtarak në Kosovë

Këngëtari i famshëm botëror, James Blunt, i cili ka dëshmuar se ka lidhje të veçantë emocionale me Kosovën, ka folur sërish se si, sipas tij e shpëtoi botën nga lufta e tretë botërore.

Këtë ngjarje e ka rrëfyes sërish, kësaj here të dielën që shkoi në “BBC Radio 5 Live”, kur si ushtar e kishte thyer urdhrin ushtarak të komandantit të NATO-s Uesli Clark, i cili i kishte kërkuar shkatërrimin e 200 forcave ruse. Shkak i moszbatimit të urdhrit, sipas tij ishte frika se mund të shpërthente “Luftën e Tretë Botërore”.

Blunt në atë kohë komandonte, si thotë ai, me 30 mijë trupa të NATO-s, ndërsa përballë kishte 200 rusë, që një natë më parë e kishin okupuar Aeroportin e Prishtinës.

Aeroporti i Prishtinës ishte pika kyçe dhe e vetme e furnizimit nga ajri për NATO-n, ndërsa në mënyrë të paparashikueshme forcat ruse u nisën një natë më parë nga Bosnja, nëpërmjet Serbisë hynë në Kosovë dhe u stacionuan, ndërsa sipas marrëveshjes së Kumanovës, të 9 qershorit NATO do të vendosej në Kosovë nga 12 qershori, por Serbia dhe Rusinë kishin bërë një marrëveshje sekrete.

”Më është dhënë komanda e drejtpërdrejtë për të mposhtur rreth 200 rusët që ishin atje”, thotë Blunt.

Duke e kundërshtuar këtë gjendje NATO-ja, nuk kishte zgjidhje tjetër, Uesli Klark nuk mund të lejonte lojën ruse, kështu që ai urdhëroi forcat e NATO-s, në krye me Bluntin, që ta merrte nën kontroll aeroportin, por Blunt refuzoi: “nuk isha i gatshëm të fillonte Lufta e Tretë Botërore” dhe pas pak çastesh “urdhri fatmirësisht u tërhoq”.

“Unë isha oficeri kryesor me trupat britanike dhe të ushtarëve pas nesh. Ushtarët pas meje ishin nga Regjimenti i Parashutistëve, kështu që ata padyshim ishin të gatshëm për luftë”.

“Urdhri i drejtpërdrejtë erdhi nga komandanti i NATO-s, gjenerali Uesli Klark dhe ishte për t’i mposhtur ata. U përdorën fjalë të ndryshme që na dukeshin të pazakonta. Fjalë të tilla si “shkatërroj” u dëgjuan në radiolidhje”.

“Ne kishim përballë 200 rusë të rreshtuar që na kishin drejtuar armët në mënyrë agresive, që ishte… dhe ju e dini se na ishte thënë të arrinim në aeroport para rusëve dhe ta kapnim atë. Dhe nëse do të kishim një pikëmbështetje atje, atëherë do ta bënte shumë më të lehtë jetën për forcat e NATO-s në Prishtinë. Pra, kishte arsye politike për ta zbatuar këtë. Por, pasojat praktike të atij vendimi politik do të ishte agresioni kundër rusëve”.

Gazetarët e BBC e pyetën Bluntin nëse ndjekja e urdhrit do të rrezikonte Luftën e Tretë Botërore, ai u përgjigj: “Absolutisht. Dhe kjo është arsyeja pse ne po kërkonim një udhëzim tonin nga një gjeneral jo amerikan. Fatmirësisht në radio doli gjenerali Mike Jackson, fjalët e sakta të të cilit në atë kohë ishin: “Unë nuk mund t’i bëj ushtarët e mi përgjegjës për fillimin e Luftës së Tretë Botërore” dhe na tha arsyen pse nuk duhet të heqim dorë nga rruga”.

“Dhe pas disa ditësh rusët atje thanë: “Prisni, ne nuk kemi ushqim dhe ujë. A mund ta ndajmë aeroportin me ju?’”

James tha se ishte i gatshëm për të gjitha pasojat juridike ushtarake, edhe nëse gjenerali Jackson nuk do ta kishte bllokuar urdhrin për sulm ndaj rusëve. Blunt tha se ai do ta kishte refuzuar urdhrin edhe nëse do të paraqiste rrezik për të për t’u dënuar nga një gjykatë ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat