​Memli Krasniqi uron kryetarin e ri Shaqir Totaj

Aktuale

​Memli Krasniqi uron kryetarin e ri Shaqir Totaj

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 18:33
Memli Krasniqi dhe Shaqir Totaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Prizren për ta uruar kryetarin e ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar qytetarët e kryeqytetit historik e kulturor për besimin e dhënë më 14 nëntor.

Krasniqi në Facebook ka falënderuar qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katërvjeçare. 

Postimi i plotë: 

Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t'i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katërvjeçare. Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pa kompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat