Milazim Krasniqi tregon se çfarë nuk po kupton Albin Kurti

Aktuale

Milazim Krasniqi tregon se çfarë nuk po kupton Albin Kurti

Nga: P.R Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:10
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditë më parë deklaroi se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

“Në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti kur është pyetur prerazi se si do të votonte në një referendum për bashkim me Shqipërinë.

E ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar profesori Milazim Krasniqi.

“E thënë nga kryeministri Albin Kurti, deklarata se do të votonte bashkimin në një referendum demokratik, tingëllon naive, ose manipulative. Kush mund ta organizojë referendumin, nëse jo kryeministri? Hajdar Shtimja a?!”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi.

“Albin Kurti nuk po e kupton se viti 2021 nuk është si viti 2010 ose 2014. Njerëzit sot janë shumë më të pjekur politikisht, nuk mashtrohen me parulla. Ndërsa dëmi që ka bërë ajo deklaratë është shumë i madh, sepse po përdoret si municion nga armiqtë e Kosovës”, shkruan në reagimin e tij profesor, Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat