Qëllimi i vetëm që i bashkonte grupet marksiste-leniniste dhe enversite të LPK-së/ Çka nuk treguan Buja, Latifi e Ramabaja për “Shtabin e Rognerit”

Aktuale

Qëllimi i vetëm që i bashkonte grupet marksiste-leniniste dhe enversite të LPK-së/ Çka nuk treguan Buja, Latifi e Ramabaja për “Shtabin e Rognerit”

Nga: M.L. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Nexhat Haziri

Publicisti Nexhat Haziri, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kometuar disa deklarata të Ramë Bujës, Blerim Latifit e Sadri Ramabajës, lidhur me përçarjen që ka egzistuar ndërmjet grupeve të ndryshme të LPK-së dhe luftës mbrenda llojit se kush po e merrte primatin e luftës së UÇK-së.

VEÇ SA PËR KUJTESË!

Ramë Buja, Blerim Latifi dhe Sadri Ramabaja (Besniku i Syrit t’Popullit), në një emision televiziv po e konfirmojnë përçarjen që ka egzistuar ndërmjet grupeve të ndryshme të LPK-së dhe luftes mbrenda llojit se kush po e merrte primatin e luftës së UÇK-së përmes të ashtuquajturit si SHP i UÇK-së, që disa thonë se ka egzistuar në Tiranë (Shtabi i Rognerit) , i udhëhequr nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla e të tjerë, e për disa të tjerë ai ka qenë në Kosovë i udhëhequr nga Sylejman Selimi”, shkruan Haziri në Facebook.

Mirëpo, sipas Hazirit, ajo që nuk e thanë të ftuarit është se qëllimi i vetëm që i bashkonte apo i ka bashkuar grupet marksiste-leniniste dhe enversite të LPK-së, ishte lufta ndaj LDK-së dhe Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës.

“Por, ajo që nuk u tha nga të ftuarit në emision (edhe nuk pritej) se qëllimi i vetëm që i bashkonte apo i ka bashkuar grupet marksiste-leniniste dhe enversite të LPK-së, ishte lufta ndaj LDK-së dhe Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, deri në asgjesimin fizik, e që u dëshmua me vrasjet e aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës gjatë dhe pas periudhës së luftës”, u shpreh Haziri.

Ai tha se kjo po dëshmohet edhe në procesin e Gjykatës Speciale, fillimisht me gjykimin e nisur ndaj Salih Mustafës, ish-komandant Calit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat