Murati thotë se nuk ka shpëtim nga ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Murati thotë se nuk ka shpëtim nga ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:25
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, tha se nuk do të ketë shpëtim nga ajo që ai e quan ripërcaktim i territorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Murati tha se kjo do të jetë mënyra e vetme që Kosova ta përfundojë projektin e shtetësisë.

“S’ka zgjidhje tjetër. Kjo jo veç që kthehet por kjo do të jetë edhe fundi. Kurdo që do të jetë fundi i raporteve me Serbinë. Nuk ka shpëtim. E vetmja mënyrë që Kosova të bëhet shtet funksional dhe ta përfundojë projektin e shtetësisë”.

Ai theksoi se duhet të pyeten shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe serbër në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan se me kë duan të jetojnë.

“Ne si Lëvizje për Bashkim asnjëherë si kemi thënë si shkëmbim territoresh.As unë nuk e pëqej ta quaj ashtu. Ne kemi thënë “ripërcaktim të territoreve” në bazë të vullnetit të popullsisë në ato pjesë. Thelbi është që të pyeten shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën dhe të bashkohen e njëjta duhet të vlejë edhe për serbët në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçam ku janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoraile me Serbinë”.

“Le të vendosin qytetarët e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, le të vendosin shqiptarët atje dhe le të vendosin edhe serbët në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan se me kënd duan të jetojnë”.

Numri një i LB-së shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me kauza populiste ka ardhur në pushtet dhe me kauza populiste është duke qëndruar në pushtet.

“Kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet me kauza populiste dhe qëndron në pushtet me kauza populiste. Zgjidhja e problemeve me Serbinë është guri më i rëndë që qëndron mbi shpinën e Kosovës dhe ai politikan, ai vizionar, ai burrështetas, ai grup i politikanëve i cili do ta zgjidh këtë problem do t’i bëj nderin më të madh vendit”.

“Por, zgjidhja e problemit me Serbinë nuk është e lehtë. Të gjitha opsionet nuk janë të lehta. Do të kërkojnë kompromise dhe kryeministri Kurti si një proponentë i populizmit dhe ai të gjitha kompromiset i hedh poshtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat