Konjufca: Bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, lutemi për shërimin e të lënduarve

Aktuale

Konjufca: Bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, lutemi për shërimin e të lënduarve

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:38
Foto nga aksidenti që ka ndodhur në Bullgari

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesi në autostradën e Bullgarisë. Një autobus me targa të Maqedonisë ishte përfshirë nga flakët duke lënë të vdekur 46 persona.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar për këtë, duke ju shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe duke lutje për shërimin e të lënduarëve.

Postimi në Facebook:

Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia.

Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat