Syla: Emri Kosovë është me origjinë ilire dhe nuk ka etimologji sllave

Aktuale

Syla: Emri Kosovë është me origjinë ilire dhe nuk ka etimologji sllave

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:00
Sabit Syla

Drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Sabit Syla, ka thënë sa i përket emërtimit të emrit Kosovë është me origjinë ilire dhe nuk ka etimologji sllave.

Syla i ftuar në “Sytë Shtatë” tha se emrin Kosovë, e kanë hasur edhe në pjesë të tjera si në Bosnjë e Maqedoni, gjithandej ku është zhvilluar etnosi ilir.

“Interpretimin sa i përket termit Kosovë, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliq, i cili me të drejtë ka theksuar se u gjithë terminologjia dhe emrat gjeografik të gadishullit të Ilirisë janë emra të gjuhës ilire, emri Kosovë është me origjinë ilire dhe nuk ka etimologji sllave. Pikërisht emrin  Kosovë e kemi hasur në pjesë të tjera në Bosnjë, Maqedoni, Dalmaci, gjithandej ku është zhvilluar etnosi ilir”.

Tutje, në lidhje me deklaratën e kryeparlamentarit të Serbisë, Ivica Daçic, i cili para disa ditëve kishte thënë se Kosova duhet ta ndërrojë emrin, Syla theksoi se janë mësuar me këto shtrembërimet që ka bërë vazhdimisht historiografia serbe.

“Sa i përket deklaratës së Ivica Daçiq nuk më bën përshtypje, ne historianët jemi mësuar me shtrembërime të tilla, në shekullin e 19-të Kosova është cilësuar si Serbia e vjetër, pra është si rezultat i një projekti që ka ndjekur Serbia në vitin 1844 që është quajtur ‘Naqertania’, Serbia e Madhe dhe në të njëjtin vit është edhe ‘Megali Idea’, dy projekte që kishin synim copëtimin e trojeve shqiptare dhe si kufi ndarës në mes tyre të ishte Drini”, theksoi Syla.

Syla theksoi se gjithë këto ndryshime të emërtime të emrit të Kosovës, kishin si për qëllim shkombëtarizimin më të lehtë të shqiptarëve.

“Deri në vitin 1912 kjo pjesë e jona është konsideruar sipas historiografisë serbe si Serbia e vjetër, nga viti 1913, pa shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë deri në vitin 1915 kemi një emërtim tjetër nga historiografia serbe, e cila i quan këto toka si viset e çliruara në disa raste edhe si Serbia e vjetër, teksa pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, fillon një politik e tretë e radhës ku viset shqiptare të Kosovës së sotme dhe Maqedonisë do të titullohen me një emërtim tjetër si Serbia Jugore dhe ky emërtim do të shkojë deri në Luftën e Dytë botërore, ku më pas u bënë edhe copëtime të tjera territoriale, Kosova u nda në  qarqe, rrethe, synimi kryesor e kishin shkombëtarizimin më të lehtë të shqiptarëve. Në përfundimin e luftës se dytë botërore, Kosova do të quhej me emrin ‘Metohija’, kjo nënkuptonte për territoret që kanë të bëjnë me Prizrenin dhe Pejën, dhe termi metohi rrjedh nga fjala greke dhe ka kuptimin e fjalës kishtare”.

Sipas tij fjalën përfundimtare duhet ta dhënë gjuhëtarët dhe etimologët, ndërsa si historian, ai tha se i beson akademikut Josip Roglic, i cili sipas tij, të gjitha emërtimet të gadishullit ilirik kane qenë pjesë e gjuhës ilire, dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me sllavët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat