Bislimi shkon në Luginë me mision fakt-mbledhës: Të ndalet plani dinak e i heshtur i Serbisë për spastrim etnik

Aktuale

Bislimi shkon në Luginë me mision fakt-mbledhës: Të ndalet plani dinak e i heshtur i Serbisë për spastrim etnik

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 23:49
Faton Bislimi

Ish deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi konsideron se Lugina e Preshevës mbetet pika më domethënëse dhe më prekëse e kauzës sonë kombëtare.

Në këtë cilësi ai njoftoi se ka vizituar luginën në një mision fakt-mledhës.

“Në cilësinë time si Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit tonë në SHBA, organizatës së vetme lobiste të regjistruar në Ëashington, DC që nga 1989, sot isha në një vizitë e mision fakt-mbledhës në Luginë sipas kërkesës së miqëve tanë të fuqishëm në Capitol Hill. I falëmnderoj për mikpritjen dhe diskutimet e frytëshme znj. Ardita Sinani, Kryetare e Preshevës, z. Ragmi Mustafa, Nënkryetar i Preshevës, z. Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit dhe z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Bashkëbisedim virtual kishim edhe me z. Shaip Kamberi, Deputet në Parlamentin e Serbisë, me që ai ishte me angazhime në Parlament”, tha Bislimi.

Ai potencoi se nuk ka organizatë tjetër që ka punuar më sistematikisht sesa lobi ynë për të ngritur çështjen e Luginës tek qarqet kyçe të politikbërjes së jashtme amerikane, veçanërisht në Kongresin e SHBA-ve, tash e gati dy dekada.

“Diskriminimi nacional e njerëzor i Beogradit, që përjetojnë çdo ditë motrat dhe vëllezërit tanë në Luginë është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i papërballueshëm tutje. Secila ditë e humbur nga Tirana e Prishtina zyrtare për të vënë në ballinë të një strategjie gjithëkombëtare çështjen e Luginës është fitore për planin dinak e të heshtur të Serbisë për spastrim etnik të asaj treve”, u shpreh Bislimi.

Ai tha se si Ligë, bashkë me miqtë në Uashington, DC, do vazhdojnë me intensitetin e përkushtimin më të lartë të sjellin në vëmendje të Amerikës dhe partnerëve tjerë ndërkombëtar kauzën e drejtë të shqiptarëve autoktonë të Luginës.

“Me zemër të rënduar nga realiteti i zymtë që pashë direkt, u ndava nga Lugina sot fizikisht për të vazhduar misionin tim në Capitol Hill nesër, ashtu që bashkë me lobin tonë në SHBA të sjellim jo vetëm shpresën por edhe përkrahjen e nevojshme e domosdoshme për lirinë e barazinë shqiptare në Luginë! Tjetër derë nuk kemi!”, përfundoi Bislimi.

">Postimi i plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat