Kryeministri Trudeau pas takimit me presidenten Osmani: Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës

Aktuale

Kryeministri Trudeau pas takimit me presidenten Osmani: Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 07:49
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka takuar presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa theksoi se Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Në njoftimin e Qeverisë së Kanadasë thuhet se Trudeau dhe presidentja e Kosovës, Sadriu kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet aktuale globale.

Kryeministri Trudeau falënderoi presidenten Osmani-Sadriu për pjesëmarrjen e saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax si dhe për ndarjen e Medaljes Ushtarake Presidenciale për Forcat e  Armatosura Kanadeze për me shërbimin e tyre më shumë se dy dekada në Kosovë.

“Kryeministri rikonfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Kanadasë për Kosovën dhe mbështetjen për integrimin e saj të plotë euroatlantik.

Ai tregoi se Kanadaja vazhdon të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar Kanadanë për qëndrimin e saj dhe ka shprehur shpresën për të ardhmen e Kosovës.

“Të dy liderët diskutuan prioritetet e tyre të përbashkëta, duke përfshirë fuqizimin e grave, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, si dhe respektin për diversitetin, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, presidentja Osmani-Sadriu ka diskutuar edhe për reformat e brendshme në Kosovë, duke theksuar iniciativat kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike si prioritetet e saj kryesore.

Kryeministri dhe presidentja ka folur edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor që aktualisht është i kërcënuar dhe shkëmbyen mendime për zgjidhjen e tensioneve përmes dialogut dhe bashkëpunimit strategjik.

Të dy krerët ranë dakord të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit reciprok ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat