Adriatik Kelmendi habitet me këtë çudi të Shqipërisë: Si shpjegohet kjo?

Aktuale

Adriatik Kelmendi habitet me këtë çudi të Shqipërisë: Si shpjegohet kjo?

Nga: A.ZH Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:43
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, është shprehur i habitur me faktin që Shqipëria nuk e ka shpallur asnjë ditë zie, në shenjë nderimi për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Bullgari.

Në këtë aksident humbën jetën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë.

Kelmendi ka pyetur se si shpjegohet ky veprim i institucioneve të Shqipërisë.

“Qe një çudi. Shqipëria nga shumica shihet si shteti amë i shqiptarëve. Por për tragjedinë e autobusit, ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia - shumica syresh shqiptarë - Kosova mban ditë zie, Maqedonia po, bile edhe Bullgaria, por jo edhe Shqipëria. Si shpjegohet?!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Hetimet për këtë tragjedi vijojnë ende. Dyshimet paraprake tregojnë se autobusit i ka plasur një nga gomat e përparme çka ka bërë që shoferi të humbas kontrollin dhe më pas autobusi është përfshirë nga flakët./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat