Isuf Haklaj e Sebahate Tolaj u vranë tradhëtisht në një pritë të organizuar

Aktuale

Isuf Haklaj e Sebahate Tolaj u vranë tradhëtisht në një pritë të organizuar

Nga: M.L. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:15
Foto nga homazhet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj ka përkujtuar sot policët Isuf Haklaj e Sebahate Tolaj, të cilët u vranë 18 vite më parë në një pritë të organizuar.

Në një postim në Facebook Zemaj ka publikuar disa fotografi të homazheve tek varret e dy policëve.

Ai ka thënë se Haklaj e Tolaj u vranë në mënyrë tradhtare.

“Në përkujtim të luftëtarëve të lirisë, oficereve të policisë së Kosovës të vrarë tradhëtishtë në një pritë të organizuar, 18 vite më parë.

Lavdi jetës dhe veprës së Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj”, shkroi deputeti.

Postimi i plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat