Osmani takohet me mërgatën në Kanada: Largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun

Aktuale

Osmani takohet me mërgatën në Kanada: Largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun

Nga: A.SH Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:48
Presindetja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimi me mërgimtarë në Kanada

Presindetja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në Kanada.

Ajo përveç që është takuar me udhëheqësinë e atij shteti, është takuar edhe me mërigmtarët tonë atje, duke thënë se ata po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe janë shndërruar në imazh të mirë të vendit tonë.

Postimi në Facebook:

Gjatë vizitës sime në Kanada takova përfaqësues të mërgatës sonë, të cilët po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe jane shndërruar në imazh të mirë të vendit tonë. Ata kontributin vazhdojnë ta shtrijnë edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e në vende të tjera, duke treguar kështu se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun. Faleminderit pafundësisht!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat