Fatos Klosi i ndjekur nga hija e Ahmet Krasniqit! Kur do të dal para gjykatës speciale!?

Aktuale

Fatos Klosi i ndjekur nga hija e Ahmet Krasniqit! Kur do të dal para gjykatës speciale!?

Nga: Idriz Morina Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim: Fatos Klosi dhe Ahmet Krasniqi

Akuza të rënda janë hedhur në vazhdimësi ndaj ish-shefit të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosit. Fatos Klosi ishte në krye të këtij shërbimi në kohën më të rëndë që ndodhej Kosova, por edhe Shqipëria.

Një nga akuzat më të rënda në adresë të tij, nga e cila vështirë apo edhe kurrë nuk do të mund të shfajësohet është vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes.

Ahmet Krasniqi u vra në Shqipëri, por në një situatë ku shteti ishte i përfshirë plotësisht.

Koloneli edhe më parë kishte pësuar sulme, por i kishte kaluar pa rrezik.

Bastisjet

Dy ditë para ekzekutimit do t’i bastisej zyra dhe i gjithë objekti ku sapo ishte vendosur, në rrugën e Dibrës, tek Drejtoria Informimit e Ministrisë së Mbrojtjes. Bashkë me materialet që ia morën, policia arrestoi një pjesë të konsiderueshme të stafit, thuaja të gjithë. Edhe pse nuk u gjet asnjë lloj armatimi me rëndësi, përveç një revole dhe një granate dore, që gjendeshin në zyrën e vetë Ministrit, të arrestuarit u mbajtën edhe 48 orë në arrest.

Përveç që i kishin keqtrajtuar ata e kishin bërë të qartë qëndrimin armiqësor ndaj ministrit Ahmet Krasniqi.

Gjatë kohës sa qe zhvilluar kjo ngjarje, Ahmet Krasniqi për katër ditë i inspektoi trupat në veri, duke kërkuar angazhim më të madh, dhe që të bëheshin gati për një hyrje masive në Kosovë, siç kishte paralajmëruar koloneli, më së largu në muajin tetor.

Edhe gjatë kthimit nga inspektimi i trupave eskorta e automjeteve me të cilat po udhëtonte u ndal për kontroll. Në veturë kishin gjetur një revole, dhe me këtë donin ta arrestonin ministrin. Në një situatë të nderë, mezi ishte arritur, që ministri të mos ndalohej.

Pra, këto ishin dy momente, që argumentojnë përfshirjen e strukturave të sigurisë në komplotin e vrasjes së ministrit, dhe mbi të gjitha të shefit të shërbimit inteligjent të shtetit.

Por, mbetet esenciale të sqarohet se pse ministrit iu ndërrua vendbanimi, nga atje ku ishte afër rrugës së Elbasanit, dhe kishte edhe ndriçim, por ai u zhvendos në një rrugë çore, pa drita. Kjo ka të bëjë me njerëzit që mund të kenë bashkëpunuar në komplot.

Ahmet Krasniqi, u vra ndërsa po kthehej nga një darkë me ushtarakët, të cilën e kishte porositur edhe për nder të Tahir Zemajt, betejës së fituar në Logjë, gjatë verës së vitit 1998.

Versioni i vrasjes dhe akuzave është i ndryshëm, por asnjëherë nuk është përjashtuar nga kjo, Fatos Klosi, ish shefi i SHIK-ut.

“Fatos Klosi është ekzekutori i tij”

Më decidivi në akuza ndaj Klosit, është ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në paraqitje televizive ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi u vra pabesisht nga shteti i Shqipërisë. Sipas tij vrasësit e Krasniqit dihen. “Fatos Klosi është ekzekutori i tij. Dihet me emër dhe mbiemër kush janë dy oficerët e SHIK-ut që ishin prezentë”, ka thënë Berisha.

Edhe Berisha për argumentim përdorë faktin, që zyrat e ministrit u bastisën, dhe rojës së tij nuk iu lejuan armë.

Sipas Berishës para se të vritej Ahmet Krasniqi u çarmatos e më pas u ekzekutua në prezencë të dy zyrtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Ahmet Krasniqi 24 orë para, i marrin makinën dhe rojet që i kishte. E çarmatosin për ta ekzekutuar. Aty kanë qenë dy oficerë të SHIK-ut. E kanë mbajtur Ahmet Krasniqin, ndërsa dy të tjerë me maska e kanë qëlluar”. “Kjo ka qenë vrasje shtetërore. Qeveria e Shqipërisë e ka vrarë ministrin e Mbrojtjes së Kosovës pabesisht. E ka bërë Fatos Klosi”, ka thënë Berisha.

Një indikacion për një vepër kriminale të Fatos Klosit, del edhe një raportim i bërë në kohë lufte, kur ishte vrarë një ushtar vullnetarë, që stërvitej në veri. Sipas raportimit të mediave të kohës, bëhej fjalë për një të ri kumanovar, me mbiemrin Gashi. Trupi i tij ishte zhdukur nga spitali, ndërsa reparti ku kishte ndodhur rasti në Mollëz të Burelit, ishte vizituar nga Fatos Klosi dhe nga Jakup Krasniqi.

Pjesë e fshehjes së këtij krimi përmendet ish shefi i SHISH-it Fatos Klosi, dhe zëdhënësi i Shtabit të UÇK-së, që drejtohej nga drejtori politik Hashim Thaçi.

Përkundër disa raportimeve se ai do të intervistohet nga gjykata speciale për vrasjet politike, ende nuk ka asnjë konfirmim, nëse ai është intervistuar apo se mund të arrestohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat