Raporti mjekësor tregon se 8 vjeçari u dhunua, dajës si të dyshuar i jepen 45 ditë paraburgim

Aktuale

Raporti mjekësor tregon se 8 vjeçari u dhunua, dajës si të dyshuar i jepen 45 ditë paraburgim

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:57
I dyshuari B. K.

Një 45 vjeçar nga Kosova nga fshati Malësi e Prizrenit është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.

Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.

45 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.

Media ka biseduar edhe me vëllain e të dyshuarit i cili e ka mohuar kategorisht se ka ndodhur një gjë e tillë.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat