Deputetja e VV-së i reagon Rrezarta Krasniqit

Aktuale

Deputetja e VV-së i reagon Rrezarta Krasniqit

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 21:16
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, i ka reaguar koleges nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqit, e cila gjatë seancës së sotme në Kuvend tha se ndarja buxhetore që është menduar për Ministrinë e Shëndetësisë është shumë larg nevojave të kësaj fushe, marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor në vend dhe kushtet në të cilat punohet.

Lidhur me këtë Fejza, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se gjendja 22-vjeçare e keq-menaxhimit në çdo sektor nuk mund të rregullohet për tetë muaj.

“Diçka që i rikujtoj zonjës Krasniqi nga LDK, është se gjendja 22 vjeçare e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit në çdo sektor e gjithsesi edhe në shëndetësi nuk mund të rregullohet për 8 muaj.

Dhe i bëj ftesë të propozoj amandamente që mendon se mund të përmirësojnë jetën e qytetareve sepse për dallim nga partia e saj, për neve interesi qytetar është i pari”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat