Maliqi: A janë shqiptarët gati të sakrifikojnë për bashkimin Shqipëri-Kosovë?

Aktuale

Maliqi: A janë shqiptarët gati të sakrifikojnë për bashkimin Shqipëri-Kosovë?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:27
Agon Maliqi

Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë e shohin se jemi në komb, por kur vjen fjala te një bashkim i supozuar mes dy shteteve, atëherë çështjet politike e komplikojnë situatën.

Kështu u shpreh në emisionin Barometri analisti Agon Maliqi.

Ai tha se shqiptarët duan diçka “më të thellë se situata ekzistuese, por çështja ngatërrohet kur fillon të konkretizohet”.

Agon Maliqi shtroi pyetjen nëse janë të gatshëm qytetarët shqiptarë të sakrifikojnë për bashkimin, nëse do u kërkohet diçka e tillë.

Një tjetër çështje, sipas analistit, është se ku do të jetë qendra politike dhe kryeqyteti dhe nëse do të ketë një qendër të vetme, apo do të jetë një komb policentrik.

“Edhe Kosova po konsolidohet politikisht, ka një elitë politike. Të dyja elitat e kanë krenarinë e kryeqytetit dhe nuk duan të ndajnë edhe aq shumë pushtet”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat