Ish-ministrja: Politika në Shqipëri dhe Kosovë duhet t’i përgjigjet aspiratave të qytetarëve

Aktuale

Ish-ministrja: Politika në Shqipëri dhe Kosovë duhet t’i përgjigjet aspiratave të qytetarëve

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:39
Arta Dade

Arta Dade, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë thotë se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’u përgjigjen aspiratave që kanë qytetarët e dy vendeve.

Znj. Dade theksoi se ndonëse bëhet fjalë për dy shtete të një kombi, kur vjen puna për ekonominë, në shkëmbimet tregtare nuk janë në nivel të lartë.

“Po të shikojmë shkëmbimet tregtare as Shqipëria dhe as Kosova, nuk e kanë shkëmbimin tregtar me vendin reciprok një ndër të parët po të shikojmë treguesit. Këtu lind  pyetja si mund ta realizojmë konkretisht dëshirën që kanë shqiptarët”, u shpreh ish-ministrja.

Arta Dade tha se shpresonte që pas këtij sondazhi dy qeveritë të nxiten më shumë pasi deri tani bashkëpunimi dhe zbatimi i marrëveshjeve ka qenë vetëm në letër dhe sugjeron që në “lojë” të hyjnë dhe Parlamentet e dy vendeve.

“Mendoj që duhet nxitur më shumë qeveria që ato marrëveshje që nënshkruhen të zbatohen dhe të jepet një informacion deri në çfarë mase janë zbatuar marrëveshjet ekzistuese. Në këtë proces nuk duhen përfshirë vetëm qeveritë por edhe dy Parlamentet”, deklaroi ish-ministrja e Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat