Shoferi, një vajzë dhe një djalë 17 vjeç të vdekur në Gllogjan/ Ky është reagimi i Ramush Haradinajt

Aktuale

Shoferi, një vajzë dhe një djalë 17 vjeç të vdekur në Gllogjan/ Ky është reagimi i Ramush Haradinajt

Nga: P.R Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:04
Ramush Haradinajt

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Deçan, konkretisht në fshatin Gllogjan, ku persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të autobusit. Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, vajzë e djalë, i cili mësohet se është 17 vjeçar.

E përmes një postimi në facebook, ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është poashtu nga Gllogjani.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne”, shkruan Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

“Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, përfundon reagimin e tij lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat