“Ishte nxënës shembullor”, 17 vjeçari i vrarë në Deçan po kthehej nga shkolla kur u qëllua

Aktuale

“Ishte nxënës shembullor”, 17 vjeçari i vrarë në Deçan po kthehej nga shkolla kur u qëllua

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga ky krim makabër.

Koordinatori i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ku vijonte mësimet nxënësi i vrarë i moshës 17 vjeçare ka treguar se ai ka qenë nxënës shembullor.

“Ishte nxënës shembullor i shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë. Na ka prek ky lajm pa masë neve si staf i shkollës pasi ka qenë nxënës i urtë e shembull për neve si staf”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat