Kryeministri Kurti i tronditur nga sulmi në Gllogjan

Aktuale

Kryeministri Kurti i tronditur nga sulmi në Gllogjan

Nga: A.ZH Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:51
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga sulmi me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa të plagosurit i uroi shërim të shpejtë.

Kurti ka njoftuar se Policia po heton krimin e rëndë dhe se ajo do të mundësojë drejtësi, përcjell Bota sot.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm.

Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat