Kryetari i Klinës dënohet për punësimin e vajzës së tij

Aktuale

Kryetari i Klinës dënohet për punësimin e vajzës së tij

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 10:18
Zenun Elezaj

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj u shpall fajtor për veprën penale “konflikt interesi”.

Gjykata e Pejës e ka dënuar atë me gjobë prej 4000 eurosh për shkak se ka ndikuar që vajza e tij të punësohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në vitin 2018.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Elezaj ishte dënuar në vitin 2020, por rasti u kthye në rigjykim për shkak të ankesës në Apel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat