Vëllai i Armend Mujës: Nëse shkohet në zgjedhje të reja, ky kandidat e rrezikon Albin Kurtin

Aktuale

Vëllai i Armend Mujës: Nëse shkohet në zgjedhje të reja, ky kandidat e rrezikon Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:02
Albin Kurti dhe Armend Muja

Deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të kërkojnë zgjedhje të reja.

“Ngërçi do të zgjidhej me zgjedhje të reja dhe me qenë se kemi hy në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës si duket mazhoranca është në krizë të thellë. Pas 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë dhe me qenë prezent në Kuvend. Nuk janë as ministrat as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime, ose duhet ta kthej mandatin të populli ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenu”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

E Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se kandidati që do ta rrezikonte Albin Kurtin është kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.

“Shkuarja eventuale në zgjedhje të parakohshme siç po kërkohet nga disa politikan-kryesisht të PDK-së, nënkupton që Mitrovica do duhej të shkonte prape në zgjedhje të jashtëzakonshme!-sepse Bedri Hamza do duhej të jetë kandidat për Kryeministër të Kosovës nga PDK-ja. Përndryshe nuk ka ndonjë kandidat serioz që do ta rrezikonte Kurtin!”, ka shkruar Gazmend Muja, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat