Vllasi: Këtij zyrtari serb t’i vendoset ndalesë e përhershme në Kosovë

Aktuale

Vllasi: Këtij zyrtari serb t’i vendoset ndalesë e përhershme në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:14
Azem Vllasi

Ish-politikani Azem Vllasi ka folur sot për zhvillimet e fundit në vend, specifikisht ndalesën për hyrje në Kosovë të zyrtarit serb Petar Petkoviq.

Ai u shpreh se kjo ndalesë është me të drejtë, madje siç vlerëson ai, ndaj Petkoviqit do duhej të kishte ndalesë të përhershme.

”Serbia është e interesuar që me këso lloj ekcese të vogla të mbajë një tension në raporte sepse nuk është e gatshme ta vazhdojë dialogun. Serbia ua ndaloi disa zyrtarëve kosovarë që të shkojnë në Luginën e Preshevës. Dhe ai çohet sot vjen kinse për të hyrë në Kosovë, duke e ditur se autoritetet kosovare nuk e lejojnë për të hyrë këtu”.

”Por, ky njeri [Petar Petkoviq] që ka tentuar sot të hyjë, mendoj se për të do të duhej të ketë ndalesë të përhershme”.

”Nëse përcillet mirë, ky njeri është arrogant dhe nëse ka një fjalor të vrazhdë për Kosovën dhe zyrtarët e saj, unë nuk e di si mund të vijë ai në Kosovë e të bëjë diçka mirë për serbët që jetojnë këtu. Por, ka zyrtarë të tjerë të Serbisë, që duhet të vijnë, që mund të vijnë të vizitojnë”.

”Serbia nuk është e interesuar që dialogu të përfundojë shpejt. Dhe derisa nga Serbia dëgjojmë gjithmonë të përsëritet se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, ajo bën me dije se nuk është e interesuar për finalen e dialogut. Sa i përket palës kosovare, duhet të jetë operative, e gatshme gjithmonë që në dialog të marrë pjesë kurdo që ftohen zyrtarë nga Brukseli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat