Kërkohet që Kazermës së Ushtrisë së Kosovës t`i vendoset emri “Gjeneral Klaus Reinhardt”

Aktuale

Kërkohet që Kazermës së Ushtrisë së Kosovës t`i vendoset emri “Gjeneral Klaus Reinhardt”

Nga: A.M. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 07:49
Klaus Reinhardt

Ish-komandanti i forcave paqësore në Kosovë, Klaus Reinhardt ka ndërruar dje jetë.

Gjenerali Reinhardt komandoi KFOR-in gjatë periudhës 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Intelektualëve Biznesmenëve dhe Aktivistëve, Skënder Karaçica ka propozuar që  një  nga Kazermat e Ushtrisë së Kosovës të marrë emrin "Gjeneral Klaus Reinhardt".

“Ndonjëra nga Kazermat e Ushtrisë së Kosovës të marrë emrin ,,Gjeneral Klaus Reinhardt,,

Me rastin e vdekjes se Gjeneralit gjerman Klaus Reinhardt dhe komanda e tij ushtarake në NATO për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, propozojmë që ndonjëra nga Kazermat e Ushtrisë së Kosovës të marrë emrin e tij.

Për këtë i propozojmë Ministrisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, që të marrë në miratim këtë propozim qytetar te shtetit tonë!”, ka thënë Karaçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat