Tomë Gashi publikon videon e Milaim Zekës: Unë në RTK kam qenë dhe vij çdo ditë, sillem nëpër oborr...

Aktuale

Tomë Gashi publikon videon e Milaim Zekës: Unë në RTK kam qenë dhe vij çdo ditë, sillem nëpër oborr...

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Milaim Zeka dhe Tomë Gashi

Dje Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka njoftuar se ka pranuar një letër njoftuese nga avokati Tomë Gashi, që i drejtohet drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, lidhur me Milaim Zekën që punon në RTK por që nuk shkon në punë.

Tani avokati Tomë Gashi ka publikuar një pjesë nga lidhja direkte e Zekës që ka pasur me Ermal Pandurin në emisionin Debat Plus, ky është pyetur se çka punon në RTK dhe a shkon në punë, përcjell Bota sot.

Gashi ka ironizuar duke thënë se Albini ka faj.

Postimi i plotë:

A jeni fillimisht i punësuar në Radio Televizionin e Kosovës?

- Po!

“Unë në RTK kam qenë dhe vij çdo ditë, sillem nëpër oborr, sillem në kafiteri përballë Radio Televizionit të Kosovës…”

10 milion euro të taksapaguesve të Kosovës për RTK ndoshta edhe janë pak!

Ndoshta edhe nuk janë pak…

Albini ka faj!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat