Ministri Mehaj publikon pamje nga stërvitjet e kadetëve të FSK-së, citon Roosevelt-in

Aktuale

Ministri Mehaj publikon pamje nga stërvitjet e kadetëve të FSK-së, citon Roosevelt-in

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:49
Stërvitjet e kadetëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar të premten disa fotografi me pamje nga stërvitjet e kadetëve të Forcës të Sigurisë të Kosovës (FSK) gjatë natës.

Mehaj në një postim në Facebook, ka thënë se kadetët e Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” po realizojnë me sukses planprogramin akademik.

Duke treguar për punën e palodhshme të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes, Mehaj ka cituar një thënie të presidentit amerikan Theodore Roosevelt:

Image
Stërvitjet e kadetëve të FSK-së

“Besoni se mundeni dhe jeni në gjysmë të rrugës atje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat