Bislimi: Ndjehem krenar që njoha personalisht Senatorin Dole

Aktuale

Bislimi: Ndjehem krenar që njoha personalisht Senatorin Dole

Nga: M.L. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:16
Faton Bislmi dhe Senatori Bob Dole

Anëtari ekzekutiv i Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe ish deputeti i LDK-së Faton Bislmi ka shkruar në Facebook kas lajmit të ndarjes nga jeta të senatorit Bob Dole.

Bislmi ka thënë se senatori Bob Dole bashkë me Joe DioGuardin paraqitën në senatn Rezolutën e parë kongresionale për të dënuar represionin serb mbi shqiptarët e Kosovës!

“Sot, në moshën 98 vjeçare, qenka ndarë nga kjo jetë miku ynë i madh, burrështetasi amerikan, ish-Senantori dhe ish-kandidati republikan për President më 1996, z. Bob Dole! Dole, një mik e bashkëpartiak i hershëm në Kongres I Joe DioGuardit, nga i cili mësoi për kauzën tonë kombëtare, u bë bashkë me DioGuardin ikonë e përpjekjes titanike për lirinë e Kosovës qysh nga Qershori i vitit 1986 kur DioGuardi në Kongres e Dole në Senat paraqitën Rezolutën e parë kongresionale për të dënuar represionin serb mbi shqiptarët e Kosovës! Dole nuk iu nda kësaj përpjekje asnjëherë!”, shkruan Bislimi.

Ai tha se ndjehet krenar që pati fat ta njifte personalisht senatorin Dole.

“Ai sot u nda nga kjo jetë, por la pas një histori të bujshme të punës së tij për shqiptarët në pergjithesi e Kosovën në veçanti. S'kam se si mos të ndjehem jashtëzakonisht krenar që kam pasë rastin ta njoh personalisht Senatorin Dole qysh nga viti 2002”, përfundoi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat