Ky imam nga Deçani kërkon te mos transmetohen “Big Brother”, “Përputhen” e “It’s my love”

Aktuale

Ky imam nga Deçani kërkon te mos transmetohen “Big Brother”, “Përputhen” e “It’s my love”

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:25
Naser Tolaj

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri.

Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë. 

Ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet e Shqipërisë.  

Përmes një postimi në Facebook, Tolaj ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve. 

“Krim nuk është vetëm që të vrasësh njerëz me armë, krim është edhe të mundohesh që tua shkatërrosh (degjenerosh) rininë. Mos të harrojmë se roli i medias informuese është edhe roli i edukimit të shoqërisë. Tani se cfarë informimi dhe cfarë edukimi po i  shërbehet shoqërisë tonë nëpër media Gjithcka mund të quhet vetëm informim dhe edukim JO. Për këtë ka thënë Pejgamberi a.s: “Kur s'ke turp bën cfarë të duash”. Në vecanti këtu hyjnë këto emisione degjeneruese, shkatërruese, terrorizues dhe “kriminale” sic janë Big Brother VIP, Përputhën, It’s my love etj. Mendoj se këtu duhet të reagojmë të gjithë, e në vecanti ata bejne thirrjë në mbrotje të të drjetave dhe lirve të njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të mbyllen këto programe degjeneruse dhe shaktërruse të shoqërisë tonë”, ka shkruar Tolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat