Thirrja e Varhelyit: Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit rajonal ekonomik

Aktuale

Thirrja e Varhelyit: Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit rajonal ekonomik

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
Oliver Varhelyi,

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se takimi katërt i këshillit të Stabilizim-Asociimit ka qenë mundësi e mirë për ta shqyrtuar punën e bërë.

“Tema e parë që do ta përmendja është bashkëpunimi rajonal dhe dialogu që i diskutuam gjerësisht. Duhet të përshpejtohet që i gjithë rajoni të përfitojë nga investimet nga plani i investimeve ekonomike”, është shprehur Varhelyi.

Me këtë rast ai ka bërë thirrje që Kosova të bashkohet në nismat rajonale.

“Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit rajonal ekonomik".

“Inkurajova Kosovën ta shfrytëzojë mundësinë e këtij plani dhe kjo do të thotë  përshpejtim i identifikimit të iniciativave madhore. Fillimi i punimeve të autostradës Nish-Prishtinë ka shfaqur që ky plan është në veprim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat