Asamblisti i VV-së tregon pse e humbi Arben Vitia Prishtinën

Aktuale

Asamblisti i VV-së tregon pse e humbi Arben Vitia Prishtinën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:31
Arben Vitia

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka thënë se humbja e Arben Vitisë në kryeqytet ka ardhur si pasojë e vonesës së fillimit të fushatës zgjedhore nga ai.

Lahu në emisionin “Frontal”, në T7 deklaroi se Vitia vazhdoi me punë si ministër deri në stabilizim e gjendjes dhe më pas filloi që të merret me Prishtinën. 

“Nga ne nuk ka qenë një veprim i duhur i qytetarëve por që na duhet që ta pranojmë. Unë mendoj se ajo çfarë na ka hendikepuar është korrektësia mbase e tepruar e z.Vitia për t’u marr deri në ditët e fundit me pandeminë, derisa u stabilizua gjendja dhje ardhja me vonesë në fushatë dhe me ndihmën e krejt atyre që ishin në këtë rast me kundër kandidatin tonë u interpretua si arrogancë e që s’ka të bëjë fare me arrogancë"

Ndër të tjera, asamblisti i VV-së tha se veprimet e Vitisë janë keqkuptuar nga qytetarët. 

“Më së pakti Arben Vitia është arrogant dhe kjo na hendikepojë. Unë mendoj që është keqkuptuar nga qytetarët. Normalisht që fushata kërkon kohën e vet. Qytetarët duan ta shohin kandidatin, ta pyesin, të bashkëbisedojnë mirëpo thjesht ishte e pamundur në dy javë fushatë. Kur të tjerët bënin thirrje për shkurtim të fushatës, ata tashmë  ishin duke bërë fushatë me muaj”, ka thënë ai.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat