Përparim Ramës i vjen një kërkesë interesante pas fillimit të punës si kryetar i Prishtinës

Aktuale

Përparim Ramës i vjen një kërkesë interesante pas fillimit të punës si kryetar i Prishtinës

Nga: M.L. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:58
Selia e LDK-së, Prishtinë

Përparim Rama sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, në një inaugurim solemn.

Në mesin e urimeve të shumta që mori, Ramës i erdhi edhe një sugjërim interesant se nga t`ia fillojë punës si kryetar.

Ish komandanti i Njësisë Policiore Ushtarake të UÇK-së, Hafir Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Rama që të filloj me rregullimin e ambientit të zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës që gjenden në lagjen “Qafa”.

Sipas Hoxhes në këtë lagje ka ndotje të tepërt vizuele.

Postimi i plotë i Hoxhës:

I nderuari Përparim Rama filloja punës nga zyret e LDK -së!

Nga Përparim Rama si ekspert i arkitekturës , i etikës dhe estetikës së ndertimtarisë PRES DHE E LUS ta rregullojë ambientin tek zyret e LDK-së si shtëpi të vetën, pasi aty ka ndotje të tepërt vizuele nga fasada, dritaret, dyert, telat, ndriçimi, reklama , vazot, parkingu etj etj .

Aty nuk din njëri a është depo , gazazhë, fabrikë, furrë, puntori etj, duket sikur të ishte bombarduar nga artileria! Në gjithçka ngjanë, por jo në selinë e një partie si është LDK.

Kam reaguar edhe më herët por nuk më kanë kuptuar çka po flas e Perparimi besoj se kupton çka po kërkoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat