Anton Quni: Isuf Qeta nuk kërkoi asgjë nga shteti, kreu shërbimin ndaj atdheut dhe faqebardhë i'u kthye familjes

Aktuale

Anton Quni: Isuf Qeta nuk kërkoi asgjë nga shteti, kreu shërbimin ndaj atdheut dhe faqebardhë i'u kthye familjes

Nga: M.L. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Anton Quni me të ndjerin Isuf Qeta

Ish ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish luftëtarit të Betejës së Koshares, Isuf Qeta.

Përmes një postimi në Facebook, Quni ka shkruar se Isuf Qeta ishte një luftëtar që nuk i frikësohet vdekjes.

Quni theksoi se Isuf Qeta nuk kërkoi kurrë asgjë nga shteti dhe shoqëria, ndërsa dha çdo gjë me zemër e me shpirt.

Postimi i plotë:

Isuf Qeta

Ashtu siç e kisha imagjinua një luftëtar që nuk i frikohet vdekjes, i dashtun për bashkëluftëtar, shpresëdhënës edhe në momente të vështira, fisnik e modest, ashtu ishte Isuf Qeta.

Ai e kreu shërbimin ndaj atdheut dhe pas luftës faqebardhë i'u kthye familjes dhe jetës civile. Ai kurrë asgjë nuk kërkoj nga shteti dhe shoqëria, ai vetëm dha çdo gjë me zemër e shpirt deri në ditën kur i mbylli sytë.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!

Lavdi e përjetëshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat