Shehu: Koha për të hequr qafe bijtë e etërve shërbëtorë të projekteve antikombëtare të “Ballkanit të Hapur”

Aktuale

Shehu: Koha për të hequr qafe bijtë e etërve shërbëtorë të projekteve antikombëtare të “Ballkanit të Hapur”

Nga: A.ZH Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:13
Ibrahim Rugova dhe Azem Hajdari

Veprimtari Eugen Shehu, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Azem Hajdarit, lider i lëvizjes studentore. Shehu ka thënë se Rugova kishte vendosur dijen dhe mençurinë në rrugën që e trasoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa, Hajdari, sipas tij, vuri gjoksin përballë diktaturës perverse, përcjell Bota sot.

“Koha për të hequr qafe dhe bijtë e atyre etërve nostalgjikë "jugosllavë", shërbëtorë të projekteve antikombëtare shqiptare të "Ballkanit të Hapur"”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Ata burra që e fortifikuan historinë shqiptare.

Presidenti i ndjerë dr.Ibrahim Rugova

Njëri vendosi dijen dhe mençurinë në rrugën që e trasoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryestudentori tribuni i demokracisë Azem Hajdari

Tjetri vuri gjoksin përballë diktaturës perverse, më kriminalja në bllokun e lindjes komuniste shqiptare për liri e demokraci.

Koha për të hequr qafe dhe bijtë e atyre etërve nostalgjikë "jugosllavë", shërbëtorë të projekteve antikombëtare shqiptare të "Ballkanit të Hapur".

Image
Ibrahim Rugova dhe Azem Hajdari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat