​Aliu: Rruga Deçan-Plavë do të vazhdojë por nevojitet marrëveshje me Malin e Zi

Aktuale

​Aliu: Rruga Deçan-Plavë do të vazhdojë por nevojitet marrëveshje me Malin e Zi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:12
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar projekti për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë do të vazhdojë, por duhet të ketë edhe një marrëveshje me qeverinë e Malit të Zi, për të vazhduar nga kufiri deri në Plavë.

Sipas tij, projekti ekzistues Deçan-Plavë, do të vazhdojë por atje duhet të ndërtohet një tunel.

“Duhet të ketë tunel sepse nuk ka sensë sepse është lartësi, e këtu duhet të ketë marrëveshje me Malin e Zi. Asnjë marrëveshje ku pjesa e Malit të Zi ta bëjë pjesën e vet nuk ka.

Ky komunikim duhet të vendose sepse në të kundërtën rruga mund të shkoj vetëm deri në kufi”, tha ai duke shtuar se lidhur me manastirin e Deçanit, nuk duhet të ketë problem pasi në atë pjesë është paraparë rruga dhe është pronë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat