“Mos e rrej veten”, “Po të ishte Thaçi, Veselinoviq dhe Radoiçiq do të ishin të arrestuar”, përplasen Berisha dhe Olluri

Aktuale

“Mos e rrej veten”, “Po të ishte Thaçi, Veselinoviq dhe Radoiçiq do të ishin të arrestuar”, përplasen Berisha dhe Olluri

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:55
Hisen Berisha dhe Parim Olluri

Anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha, komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku SHBA-ja sanksionoi disa figura si Veselinoviq dhe Radoiçiq, duke i futur në Listën e Zezë.

Berisha tha se po të ndodhte kjo situatë politike në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, këta persona tashmë të sanksionuar nga SHBA, do të ishtin të arrestuar ose të shpallur në kërkim.

“Po ua them një gjë, po të kishte ndodhur kjo situatë politiko-juridike siç ka ndodhur tash me ndërhyrjen e SHBA-së, në kohën e Thaçit, ata sot do t’i kishe të arrestuar, ose ishin shpallur në kërkim”, është shprehur Berisha.  

“Sa herë Kosova ka bashkërenduar me aleatët ndërkombëtarë, ka dalë fituese”, vazhdoi Berisha.

I shpejtë ka qenë reagimi i gazetarit Parim Olluri, duke ia kthyer Berishës “Mos e rrej veten”.

“z. Berisha veç muj me t’thanë mos e rrej veten. Mos mbaj ymyd”, përfundoi shkurt Olluri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat