Presidenca mohon se bleu bredh 950 euro

Aktuale

Presidenca mohon se bleu bredh 950 euro

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 23:45
Një gjë të tillë e kanë mohuar nga zyra e të parës së shtetit, Vjosa Osmani.

Gjatë ditës, në media, u raportua se presidenca ka bërë shpenzime të mëdha për dekorimet e fundvitit, duke blerë, ndër të tjera, vetëm një bredh që kushton 950 euro.

Një gjë të tillë e kanë mohuar nga zyra e të parës së shtetit, Vjosa Osmani.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se në fakt i gjithë dekorimi i presidencës do të kushtojë 950 euro dhe jo vetëm një bredh.

“Presidenca, duke përfillur procedurat ligjore të prokurimit, ka bërë kërkesë për furnizim me gjëra dekorative, duke përfshirë disa bredha, të cilët do të përdoren për dekorimin e presidencës. Sipas rregullativës ligjore, E-prokurimi kërkon që në titull të kërkesës për furnizim të vendoset produkti me vlerën më të madhe, që në këtë rast janë bredhat, i cili e ka vlerën më të madhe. Siç mund të vërtetohet nga detajet, brenda procedurës janë të përfshira edhe dekorimet e tjera, të cilat, së bashku me blerjen e bredhave, e arrijnë shumën 950 euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat