Gjobitet me 1500 euro për cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë

Aktuale

Gjobitet me 1500 euro për cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka gjobitur me 1500 euro të akuzuarin R.V., për shkak se ka kryer veprën penale cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

R.V. nga data 30 shtator 2017 - tetor 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, duke vepruar në cilësi të rektorit të Universitetit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që vendimin e Sektorit të Inspeksionit të Arsimit në Prizren të datës 14.09.2017, pasi që i njëjti vendim më datën 30.09.2017 bëhet i plotfuqishëm, i pandehuri si udhëheqës kryesor i institucionit nuk e zbaton, e përmes të cilit urdhërohej Universiteti që të rishqyrtojë konkursin e datës 01.08.2016 për lëndët si në vendim; të themelojë komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantojë respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtojë barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedhë komision recensues të veçantë për çdo fushë, vendim i cili në mënyrë të plotë nuk është zbatuar nga i pandehuri, me çka të dëmtuarit V.M., ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs.

I dëmtuari V.M., për realizimin e kërkesës pasurore juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt civilo-juridik.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat