​Qeveria themelon grupin koordinues ndërinstitucional për të drejtat e njeriut

Aktuale

​Qeveria themelon grupin koordinues ndërinstitucional për të drejtat e njeriut

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:09
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një sërë projektligjesh sikurse ai për kompensimin e viktimave të krimit, Projektligji për aktet juridike, Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave.

Ekzekutivi miratoi udhëzimin administrativ për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjes në seanca gjyqësore të ekspertëve mjeko-ligjor.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se shfuqizimi i këtij udhëzimi administrativ shmang kompensimin pa bazë ligjore.

Qeveria themeloi edhe grupin koordinues ndërinstitucional për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Projektligjin për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemave të bazuara në performancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat