Blerim Syla: Pasurinë ta deklarojnë të gjithë ata që marrin paga nga shteti

Aktuale

Blerim Syla: Pasurinë ta deklarojnë të gjithë ata që marrin paga nga shteti

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:33
Blerim Syla

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), nuk e kundërshtojnë këtë vendim.

Mirëpo kryetari i kësaj federate, Blerim Syla ka një kërkesë.

E kërkesa e tyre është që në këtë vendim të përfshihen të gjitha kategoritë.

“Do ta shohim, nuk jemi na mos me deklaru pasurinë, mirëpo a ka bazë ligjore, a është me Kushtetutë, sepse nuk mundesh me i ndarë një kategori, unë vendimin nuk e kam parë, por nuk mundesh një kategori dhe një tjetër jo, kështu që unë nuk jam kundër kësaj, por kur të bëhet duhet me përfshi të gjithë, dhe e dyta duhet të ruhet konfidencialiteti i këtij vendimi apo i pasurisë”, tha ai.

Syla thotë se e kundërshton nëse të dhënat e pasurisë keqpërdoren.

“Unë nuk e kundërshtojë, sepse kam qef me kanë transparentë, por duhet me vlejtë për të gjithë jo vetëm për ne, dhe e dyta që unë e kundërshtojë të mos keqpërdoret për shantazhe qysh din politika me ba kësi”, deklaroi ai.

Ky vendim  ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, në mbledhjen që u mbajt sot.

Ai ka thënë se tashmë është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publik për deklarim të pasurisë.

“Ky projektligj parasheh disa risi. Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë edhe disa kategori. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët e licencuar që ushtrojnë veprimtari në institucionet publike dhe profesorët e universiteteve publike”, ka thënë ai.

Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat