Kryeministri ​Kurti u takua me drejtorin rajonal të BERZH-it, Matteo Colangeli

Aktuale

Kryeministri ​Kurti u takua me drejtorin rajonal të BERZH-it, Matteo Colangeli

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Foto nga takimi

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal të BERZH për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli.

Kryeministri Kurti e falënderoi BERZH-in për nënshkrimin e marrëveshjes, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa Colangeli tha se BERZH-i është i vendosur për të rritur shkallën e mbështetjes në Kosovë në fushat me interes të përbashkët sikurse ajo e mjedisit dhe energjisë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi Colangeli për hartimin e Strategjisë së Energjisë e cila përveç dekarbonizimin deri në vitin 2050, për vizion ka edhe pastrimin e ajrit dhe që të ruajë sigurinë e furnizimit me energji dhe përballueshmërinë për konsumatorët.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit me sektorin privat në shërbim të rritjes së kapaciteteve të tyre.

Kryeministri Kurti përmendi synimin dhe planet e qeverisë për sistemin dual të arsimit, si zgjidhja drejt zvogëlimit të hendekut në mes të aftësive profesionale dhe tregut të punës.

“Kjo do të mundësonte rritjen e produktivitetit brenda sektorit privat dhe rrjedhimisht gjenerimin e vendeve të reja të punës, si një nga prioritetet e qeverisë sonë”, tha Kurti.

Ai po ashtu foli edhe për reagimin pozitiv të ekonomisë gjatë qeverisjes së tij, me ç'rast të hyrat janë rritur për 1/3-tën, eksportet janë rritur për 2/3-tën, ndërsa sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia do të rritet 9.9%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat