50 mjekë specialistë e lanë punën e shtetit këtë vit, ja ku shkuan

Aktuale

50 mjekë specialistë e lanë punën e shtetit këtë vit, ja ku shkuan

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:10
Ilustrim

Viti që shkoi ishte vit i pandemisë me Covid-19,  e që më së shumti punë u doli mantelbardhëve.

U quajtën edhe heronj, por kushtet e punës nuk i kanë aspak të mira.

Pagat e ulëta e kushtet e punës jo të mira po i detyrojnë ata që të lënë punën në ShSKUK.

Nga sektori publik për të punuar në atë privat shkuan hiq më pak se 50 mjekë, të gjithë këta specializantë.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

“Gjate këtij viti nga sektori publik ne atë privat janë larguar mbi 50 mjekë, të gjithë specialist”, ka thënë Sejdiu.

Akoma më shqetësuese është fakti që mjekët po largohen përfundimisht nga vendi.

“Gjate vitit 2021, janë larguar 150 mjekë, 11 specialist, 71 specializantë dhe 68 mjekë të përgjithshëm”, është shprehur Sejdiu.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, Kosova shumë shpejt do të mbetet pa mjekë, pasi atë që po e lëshojnë Kosovën mesataren e moshës e kanë 30 vjet.

“Mosha mesatare e atyre që janë larguar është rreth 30 vjet”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat