Fadil Maloku kundërshton vendimin e ri të Qeverisë Kurti: Goditje e rëndë për profesorët dhe mjekët

Aktuale

Fadil Maloku kundërshton vendimin e ri të Qeverisë Kurti: Goditje e rëndë për profesorët dhe mjekët

Nga: A.ZH Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:50
Fadil Maloku

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Maloku, përmes një reagimi të dërguar në “Bota sot”, ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se profesorët assesi nuk duhet të futën “në prangat” e burokratëve të shtetit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky vendim është i nxituar dhe goditje e rëndë për profesorët dhe mjekët, për shumë arsye.

Reagimi i plotë i Malokut:

Profesorët, asesi s'duhet të futën në "prangat" e byrokratëve shtetërorë

Ideja që mjekët dhe profesorët që punojnë nëpër institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë dhe që duhet ta deklarojnë pasurinë, është një ide e nxituar për shumë arsye:

1. E para, profesorët e besoj që edhe mjekët në institucionet ku ata punojnë, janē të "monitoruar" në kuptimin e origjinës sē pagave. Ketë funksion, sa kuptoj e kryen Agjensioni për deklarimin e pasurisë. Ku pedagogët e Universitetit publik "Hasan Prishtina", duhet të deklarojnē përveç tjerash edhe për vendin (apo vendet) e tyre tē punës. 

2. E dyta, profesorët e UP-s si kategori sociale, pēr dallim nga mjekët qē kanë mundësi të punojnë përveç në sektorin publik edhe në sektorin privat, nuk e kan as luksin e as fuqinë ekonomike që të barazohen me kategorite tjera të sektorit publik. Pra, as të hapin ordinanca private, të cilat me siguri duhet t'i monitoroj shteti përmes institutit të inspektoratit.

3. E treta, futja e mjekëve dhe profesorëve të sektorit publik në kategorinë e zyrtarëve publikë, vetëm shkaku i (argumentit) pamundësisë së korruptimit, është jo vetëm absurd por edhe i dëmshëm e destimulues. I dëmshëm shkaku se dyfishimi apo trefishimi i mekanizmit "monitorues", nuk e redukton e as nuk e mënjanon sjelljen deviante të korruptimit nga ky institucion edukatovo arsimor. Destimulues, ngase, ekzistojnë gjasat reale që pasi të futen në kategorinë e zyrtarëve publik, të rishqyrtohen (apo të barazohen!) edhe pagat me sektorët tjerë?! Kjo do ishte, njē goditje e rëndë për profesorët (nuk po them edhe për mjekët, që janē do synime e ambicie më specifike) si komunitet qē duhet tē "prodhoj", përveç edukimit dhe arsimimit, edhe emacipimin...Pa të cilin, shoqëria do futej në një terr social, pra, në një ngecje rapide dhe vonesa anakronike krahasuar me vendet dhe shtetet përrreth....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat