Bashkëpunuan me Radojiçiq dhe Veselinoviq/ Kërkohet nga Kosova që t’i futë në listë të zezë këta persona

Aktuale

Bashkëpunuan me Radojiçiq dhe Veselinoviq/ Kërkohet nga Kosova që t’i futë në listë të zezë këta persona

Nga: A.M. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:02
Agron Demi

Analisti i çështjeve politike Agron Demi ka reaguar sërish në lidhje me futjen në listë të zezë të Millan Radojiçiq dhe Zharko Vesellinoviq.

Ai thotë se kjo listë e zëzë e vuri në pah 'bashkim-vëllazërimin' në krim të organizuar mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Të tjerë biznesmenë e pronarë mediash kanë qenë bashkëpunëtorë direkt në biznes. E prokurorë e gjyqtarë ua kanë mbyllur rastet.

E ShBA ndoshta nuk e zgjeron ma shumë listën e zezë, por Kosova duhet me i futë në listë dhe me i largu këta prej politikës, gjykatave, tenderave e mediave”, shkroi Demi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dy persona nga Kosova që u futën në listën e zezë të ShBA nxorrën sheshit 'bashkim-vëllazërimin' në krim të organizuar mes serbëve dhe shqiptarëve. Një ish-ministër deklaron se një kriminel serb nuk u arrestua, ngase një biznesmen nga Prishtina e kishte paralajmëruar. Edhe nuk ka asnjë lëvizje të prokurorisë për këte.

Një ish-kryeministër ndante mezen me njërin prej tyre dhe i priste në zyren më të lartë shtetërore. Një tjetër ngrinte dolli në jahta (ngase politikanët e Kosovës nuk janë ma si në kohën e Isa Boletinit, me lëvizë me kuaj, tash takohen rastësisht gjatë ankorimit të jahtave).

Të tjerë biznesmenë e pronarë mediash kanë qenë bashkëpunëtorë direkt në biznes. E prokurorë e gjyqtarë ua kanë mbyllur rastet.

E ShBA ndoshta nuk e zgjeron ma shumë listën e zezë, por Kosova duhet me i futë në listë dhe me i largu këta prej politikës, gjykatave, tenderave e mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat