Flet i mbijetuari i masakrës së Reçakut: Deklaratën e ministrit e kemi përejtuar shumë rëndë

Aktuale

Flet i mbijetuari i masakrës së Reçakut: Deklaratën e ministrit e kemi përejtuar shumë rëndë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë kanë filluar xhirimet e një filmi për Masakrën e Reçakut.  Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vizituar ekipin filmik dhe ka thënë se ajo ngjarje është gënjeshtër dhe një trillim.

Një i mbijetuar i kësaj masakre thotë se këtë deklaratë e kanë përjetuar shumë rëndë dhe sipas tij jo vetëm banorët e Reçakut, por e gjithë Kosova.

“Kjo ka qenë masakër ku ka pas njerëz pa kokë, pa zemër, pa pjesë të trupit, mos t’i përmendi që të gjitha. Edhe William Woker e ka quajtur masakër, e ai ka qenë si për neve si për serbët, ka qenë verifikues. Edhe nuk di unë qysh duhet me qenë ndryshe masakra.” tha ai në një intervistë të transmetuar në emisionin Edicioni Special.

Ai thotë se deklarata nuk është qudi, pasiqë sipas tij këto pretendime të Serbisë janë që nga viti 1999.

“Unë jam në akademikët tanë dhe udhëheqësit tanë që nuk kanë punu, se Serbia është duke punu  për veti ajo dihet, nuk bën me marrë tragjike. Bota e njeh si masakër, pse thotë një njeri nuk është masakër, nuk është problem.”

Tutje ai deklaroi se për asnjë masakër nuk është punuar mjaftueshëm nga institucionet dhe se duhet të kishte reagim edhe nga vendorët për deklaratat e Vulinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat