Gazetari holandez reagon ndaj Vullinit për Masakrën e Reçakut

Aktuale

Gazetari holandez reagon ndaj Vullinit për Masakrën e Reçakut

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 11:46
Vulin

Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, ka komentuar mohimet e fundit të Masakrës së Reçakut nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin.

Van Dijk tha se nuk mund të lejojnë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit etnik, të fundit në historinë evropiane.

“Ne si evropianë nuk mund të lejojmë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit të fundit etnik në historinë evropiane”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Tutje, ai në këtë postim ndau edhe ballinën e gazetës  publikuar pikërisht në ditën kur edhe ka ndodhur Masakra e Reçakut.

Në ditën kur një ministër i një vendi të caktuar mohon një masakër në Kosovë, gazeta Koha Ditore vendos gazetën origjinale të asaj dite në janar 1999”, shkroi Van Dijk.

Kujtojmë se Masakra e Reçakut ka qenë pika kritike e luftës së fundit në Kosovë. Masakra e 45 civilëve shqiptarë e bindi bashkësinë ndërkombëtare që angazhimi ushtarak në Kosovë duhe të nisë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat