Policia arrestoi tre të dyshuar, si ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan?

Aktuale

Policia arrestoi tre të dyshuar, si ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan?

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 21:57
Autobusi i sulmuar në Gllogjan

Prokuroria Themelore në Pejë nëpërmjet një konference për media ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit mbrëmjen e 26 nëntorit.

Prokurori Agim Kormehaj ka bërë të ditur se janë arrestuar 3 persona, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ai ka thënë se ndaj të pandehurve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Tre persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në fshatin Gllogjan. Unë jam Agim Kormehaj kryeprokuror në Pejë dhe pas këtij rasti kemi filluar hetimet intensive së bashku me ndihmën e Prourorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore. Me vendimin e Prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për zbatimin apo jepjen e masës së sigurisë të së pandehurve. Duke marrë parasysh, ndjeshmërinë e rastit, ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ajo që ne zotërohemi është se edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, tha Prokurori.

Në mbrëmjen e 26 nëntorit, në fshatin Gllogjan të Deçanit, autobusi i cili po bartë nxënës u qëllua me breshëri kallashnikovi ku i vdekur në vend mbeti shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

Si pasojë e të shtënave të pakontrolluara në drejtim të autobusit me nxënës, plagë të rënda morën edhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj e që më pas ndërruan jetë nga plagët e marra.

Në këtë rast, i plagosur mbeti edhe një nxënës tjetër i cili arriti t’u mbijetonte plagëve nga arma e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat