Kurti ngushëllon familjet e viktimave të tornados në SHBA

Aktuale

Kurti ngushëllon familjet e viktimave të tornados në SHBA

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:57
Pamje nga shkatërrimet nga tornado

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e motit.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre në tornadot që ndodhën në Kentucky.

“Ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura nga tornadot në Kentucky dhe falënderimet më të sinqerta për ata që vunë jetët e tyre në rrezik për të reaguar në kohë”, ka shkruar Kurti, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se ngushëllime për jetët e humbura ka shprehur dje edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat