Reagimi i Bekim Jasharit, pasi Bashkimi e mori gradën gjenerallejtënant

Aktuale

Reagimi i Bekim Jasharit, pasi Bashkimi e mori gradën gjenerallejtënant

Nga: N. Sh. Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:23
Bashkim Jashari dhe Vjosa Osmani

Ish-kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari ka reaguar pasi Bashkim Jashari mori gradën e Gjeneerallejtënantit nga presidentija Vjosa Osmani.

Jashari përmes një postimi në facebook, thotë se kjo gradë për Jasharin është edhe një përgjegjësi për shumë për t’i shërbyer vendit denjësisht sikurse 23 vite më parë.

Postimi i plotë:

Sot, Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jashari, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është graduar me gradën më të lartë, Gjenerallejtënant.

Kjo gradë për Komandantin e FSK-së, për nipin dhe bashkëluftëtarin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është edhe një përgjegjësi më shumë për t' i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë.

Jam i bindur që Bashkimi ashtu sikurse ushtarët tjerë të Kosovës, me krenarinë më të madhe do të jetësojnë amanetin e heronjve e dëshmorëve tonë duke fuqizuar e lartësuar ushtrinë tonë të ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urime Gjenerallejtënant Bashkim Rifat Jashari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat