Deklaratat për Reçakun, Kastrati del në foltore me mbishkrimin: Vulin, lëshoja ujin

Aktuale

Deklaratat për Reçakun, Kastrati del në foltore me mbishkrimin: Vulin, lëshoja ujin

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:34
Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas deklaratave të ministrit serb, Aleksandër Vulin, për masakrën e Reçakut

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas deklaratave të ministrit serb, Aleksandër Vulin, për masakrën e Reçakut.

Kastrati ka thënë se mohimi i masakrës së Reçakut nga Ministri i Brendshëm i Serbisë, ka nxitur reagime edhe nga faktorët ndërkombëtar, por nuk ka nxitur mjaft reagime në Kosovë.

“Unë nuk kam parë ndonjë reagim serioz ndaj këtyre deklaratave, edhe pse i reaguan edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Kastrati.

Deputeti Kastrati, kur doli në foltore fillimisht vuri një mbishkrim në foltoren e Kuvendit, ku shkruante “Vuline, pusti vodu”, e që në shqip do të thotë “Vulin, lëshoja ujin”.

Pas fjalës së Kastratit, ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se shteti i Kosovës e ka një ligj që dënon të gjitha këto deklarata dhe mohimin e masakrave apo gjenocideve.

Kujtojmë se ministri serb, Aleksandër Vulin, ditë më parë, e kishte cilësuar masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, si një “gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat