Kimete Berisha për Albulena Haxhiun: Kjo ish e trentë...

Aktuale

Kimete Berisha për Albulena Haxhiun: Kjo ish e trentë...

Nga: P.R Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 22:23
Kimete Berisha

Ministrija e Drejtësisë, Albulena Hazhiut ka thënë se në Kosovë burgosen ata që vjedhin pula e biçikleta, jo ata që pasurohen jashtëligjshëm në kurriz të qytetarëve.

“Sistemi prokurorial do të funksionte goxha mirë kur do ta kishte një trup të fuqishme që nuk lejon shkelje nga prokurorët dhe që vepron ndaj atyre të cilët nuk e kryejnë punën qysh duhet. Për mu janë problem serioz parashkrimet që bëhen. Sot ishte një organizim i shoqërisë civile për rastet më të mëdha të korrupsionit kemi parashkrimeve të rasteve. Tash Gjykata hedh fajin te Prokuroria, Prokuroria te Gjykata, mirëpo duhet veprime për ta adresuar këtë problem”, ka thënë Haxhiu.

“A e kemi na naj rast të një profili të lartë që është duke vuajtur dënimin me burgim për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Asnjë, mu nuk më kujtohet. Kemi ata që vjedhin pula ose biçikleta, ishte një rast në Podujevë. Ndaj këtyre janë shumë të ashpër. Pse su bënë të ashpër edhe ndaj këtyre që kanë kriju pasuri të pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve. Synojmë të krijojmë balanc, llogaridhënie, transparencë, efikasitet“, u shpreh Ministrja Haxhiu.

E kjo deklaratë e saj ka nxitur reagimin e opinionistes, Kimete Berisha.

“Ministresha e Drejtësisë në baza të rregullta (del në TV) dhe i tregon popullit se në Kosovë nuk ka Drejtësi' për njerëz, veç për pula ka drejtësi. Për shkak të paqartësisë se 'a është më e vjetër veza a pula', dënohesh si vodhe vezë si pulë, njësoj t'kap ligji, si me mbyt një njeri. Ministresha ka lënë të kuptohet se kriminelët e mëdhenj nuk arrestohen, shkaku se nuk vakarrohen, vjedhin dhe ikin shpejt nga vendi i ngjarjes, dinë me vjedh, kurse hajnat e vegjël i harrojnë kundrat në kaçak të pulave”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Madje ajo e ka quajtur Haxhiun “të trentë”.

“Prokuroria ia lë fajin Gjykatave, Gjykatat ia lënë fajin Prokurorisë. Askush askënd nuk e bën hesap për njeri. Pse në Kosovë (pra), ekziston ministria e Drejtësisë? Për të treguar se në Kosovë nuk ka Drejtësi! P.S. ...kjo ish e trentë!”, shkruan Kimete Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat